Një tjetër dëshmitar për ngjarjet e 21 janarit, ka rrëfyer në emisionin “Real Story” në “News 24”, momentet kur filmonte ndodhitë e asaj dite. Ai tha se për atë ditë, të gjithë flisnin se do kishte trazira.

RRËFIMI I ERVIN DAJËS – OPERATOR I NEWS 24:

Punën e morëm  në orën 9 si zakonisht. Mbaj mend që në Bulevard ku do të zhvillohej protesta e opozitës shkuam në orën 10.00, duhet të ishim më herët nga orari kur do të fillonte protesta, për arsye teknike, sepse duhet të bënim gati lidhjen direkte, të shtronim kabllot, etj. Kur shkuam në bulevardin që do të zhvillohej protesta, aty vendosëm bashkë me kolegun e direktes, që unë do të pozicionohesha te ballkoni midis dy Kullave Binjake, për arsye se eksperienca na ka mësuar  se në protesta masive, pozicionimi më i mirë, është të jesh lart, sepse e kontrollon më mirë atë që ndodh.

Përvec kësaj, arsyeja është të përcjellim lajmin, jo të bëhemi vetë lajm. U pozicionova te ballkoni mes dy kullave. Më kujtohet se ishte një ditë gri dhe tensioni ndihej që në ajër. Prisnim trazira. Gaze tarët dhe operatorët të gjithë flisnin për trazira dhe më pas kur filloi protesta ishte ashtu siç e parashikuam. Filloi e dhunshme dhe e vrullshme nuk e kuptuan as vetë sesi nisi të gjithë godisnin të gjithë. Më kujtohet që tek pjesa e brendshme e kryeministrisë nga pjesa ku dhe më pas vinin të shtënat kishte punime dhe ishte e izoluar por unë arrija ta dalloja për shkak të pozicionit të lartë që kisha. Filloi të sulmohej kryeministria, dera ra dhe njerëzit po përpiqeshin të hynin brënda dhe unë u poziciononva vetëm tek kjo pjesë e protestës u fokusova më shumë aty sepse e ndjeja që aty do ishte lajmi sepse nëse njerëzit do tentonin të futeshin brënda mund të kishte edhe kundërpërgjigje nga ana tjetër dhe u fokusova vetëm tek ajo pjesë tek dera e kryeministrisë.

Kam ndezur TV tek News 24 dhe e pashë që ishin me lajm të fundit. Dhe, tani në studio më kujtohet, e më pas doli kryeministri i sotëm në konferencë, ku nuk i kursente falënderimet për televizionin dhe grupin e xhirimit. Mediat e shumta të huaja më kujtohen që i morën pamjet në  News 24. Kjo ishte pak a shumë një kronikë e përmbledhur e asaj që unë përjetova unë atë ditë ku kamera ime ishte dëshmitare e vrasjeve që ndodhën në bulevard.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb