Kamerat e sigurisë regjistrojnë histori suksesi në zbulimin e ngjarjeve kriminale. Përmes përdorimit të kamerave në ambiente publike, pallate, përdorimi nëpër mjete të transportit publik etj. zbulon çdo dyshim, justifikim, alibi apo madje identifikon çdo tentativë për të shkelur ligjin. Çdo instrument për të manipuluar të vërtetën, nëse ekziston një regjistrim arrin të gjesh autorin e vjedhjes, krimit apo për çdo vepër penale. Vetëm me anë të kamerës së vendosur në taksi u arrit të identifikohet grabitësi i taksistit.
thirrje qytetareve grabitesi i taksistit

Nëse këto kamera sigurie do të vendoseshin në shumë mjedise publike, pallate banimi, pranë bizneseve, apo dhe në zonat me qarkullim të madh me anë të regjistrimit të pamjeve dhe audiove do të viheshin në ndihmë për zbulimin e shumë shkeljeve.

Fig 1;Kamera sigurie në taksi në Britani Fig 2; Kamera sigurie në mjet transporti publik ne Britani

foto3

britani

Një shembull i ngjashëm ka ndodhur dhe në Britaninë e Madhe ku një taksist është dhunuar nga një pasagjer. Ngjarja ka ndodhur në Bristol në dhjetor të vitit 2015. Për identifikimin e agresorit në këtë rast përdori pamjet e siguruara nga kamera e instaluar në taksi.

foto2

I njëjti rast ka ndodhur edhe në Australi në vitin 2014 ku një person ka goditur një taksist pasi e grabiti. Edhe në këtë rast video e siguruar nga kamerat e sigurisë ndihmuan ne identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij.

foto1

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb