Të paktën 18 civilë u vranë në një sulm që i atribuohet grupit Boko Haram.

Sulmi u zhvillua mbrëmë në fshatin Nguetchewe, ku gjithashtu mbetën të plagosur rëndë 11 njerëz në rajon, shkruan gazeta lokale L’Oeil du Sahel.

Boko Haram ishte një kryengritje e përgjakshme që ndodhi në vitin 2009 në Nigerinë verilindore por më vonë përhapi mizoritë e saj në shtetet fqinje Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.

Sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe afro 3 milionë janë zhvendosur shkaku i aktiviteteve terroriste të Boko Haram në Nigeri përgjatë një dekade.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb