Kamerun-Të paaktën 23 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm i grupit Boko Haram në Kamerun.

Sulmi i përgjakshëm nga Boko Haram ndodhi në një fshat në veri të vendit. Një pastor nigerian, i cili punonte në fshatin ku ndodhi ngjarja, u shpreh se rreth 80 xhihadistë kryen terror në fshat, duke shënuar dhe një numër të lartë fëmijësh mes të vrarëve.

Fshati në të cilin ndodhi sulmi i papritur mbrohej nga 7 ushtarë kamerunas, të cilët gjetën vdekjen nga sulmi i papritur nga grupi ekstremist.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: