SRI LANKA

Shteti i Sri Lankës është tronditur këta ditë, pas një serie sulmesh kamikaze që kanë ndodhur në disa kisha të vendit. Sulmet janë bërë pikërisht në Pashkë, duke shkaktuar tragjedinë më të madhe moderne në vend.

Kamerat e sigurisë të vendosura nëpër rrugë tregojnë një prej kamikazëve Mohammed Nasar Mohammed Azar 34 vjeç në momentet e fundit të jetës, para se të hedhë veten në erë. Azar bën disi lëvizje të çuditshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai shkon e falet në xhami, ku i bashkohet një grupi besimtarësh myslimanë dhe më pas shihet se flet në telefon. Sky News paraqet pamje ekskluzive, ku shihet Azar teksa falet dhe më pas mban telefonin në dorë. Madje, terroristi, para se të kryejë sulmin, “vizitohet” rastësisht nga një makinë policie, e cila largohet më tej.

Duke qenë se po ecte në këmbë, terroristi nuk ka ngjallur ndonjë dyshim. Lëvizjet e terroristit janë regjistruar në orët e para të mëngjesit. Azar mbante edhe dy çanta në dorë, ku kishte bomba, e nga shpërthimi i së cilave mbetën të vrarë së paku 27 persona dhe dhjetëra u plagosën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb