Një terrorist i goditur nga policia dhe me eksploziv në brez ka shpërthyer në Kajro, duke vrarë dy polic dhe duke plagosur katër të tjerë (tre agjentë dhe një vajzë tajlandeze).

Burri ishte në arrati pasi forcat e sigurisë kishin shkuar ta arrestonin në shtëpi, pranë zonës së xhamisë Al Azhar, ka saktësuar policia në komunikatën për shtyp, duke mos thënë për policët e vrarë.

Pranë vendit të shpërthimit në zonën e Gamaliya, përveç xhamisë së famshme është edhe tregu i Khna El Khalili shumë i frekuentuar nga turistët.

Terroristi, që është përpjekur të largohet me biçikletë, sipas policisë dyshohet se ka vendosur një bombe pranë një xhamie të premten e kaluar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb