LAC – Tre persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit, ku një kamionçinë ka përplasur karrocën me të cilën udhëtonin tre personat që mbeten të plagosur. Mësohet se të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, prej ku mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.
Sipas hetimeve të para, rezulton se kamionçina udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe mungesa e ndriçimit në rrugë ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos e dallonte karrocën në anë të rrugës.
Ndërkohë policia ka ndaluar shoferin e kamionçinës B.K, nga Lezha, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb