TIRANE

I ftuar në emision “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha denoncoi një tjetër tender të maxhorancës qeverisëse në favor të Klodian Zotos. Ndër të tjera Berisha u shpreh se ndërtuesit po transportojnë në Skuraj të Mirditës kamionët me mbetje, pasi në Sharrë u duhet t’i paguajnë 25 euro për metër kub, Zotos.

“Ka një vjedhje të tmerrshme me tendera. Po hapet tenderi për negociata me 800 mln euro nga superspecialisti I Ramës për vjedhjet, Agolli Agolli, është njëriu që bën vjedhjet më të fshehta. Tenderi për ndërtimet për tërmetin. Në një kohë kur kushtet janë për transparencë të plotë, se janë para të institucioneve ndërkombëtare. Këta nuk kanë para, sepse paguajnë klientelën e tyre. Klodian Zoto merr cdo muaj milionat për aferën, se I ndan bashkë me Ramën për inceneratorët dhe Arben Ahmetajn.
Rasti më i fundit është Porto Romano, anuloi tenderin me 6 kompani dhe e firmosi me tenderin që mori urdhër që është Klodian Zoto.

Mori Zoto 15 mln euro. Për të transportuar cdo kamion të mbetjeve nga Porto Romano në Sharrë, duhet të paguhen po Klodian Zotos edhe 25 euro për metër kub. A e di c’ndodh me vjedhjen e plehrave? Salillari con në Skuraj, është zonë në fillim të Mirditës, con në Skuraj kamionat me dhe që nxjerr te rruga që po ndërton sepse i del më lirë, se të paguajë 25 euro për metër kub Klodian Zotos. Këto janë të vërtetuara. Të tjerë nisen në Bushat të Shkodrës se u del më lirë, pavarësisht nga transporti por i kthen Policia se I thotë ‘ktheu se ky është biznes i Edi Ramës’. “ u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb