VLORË

Një infermiere 59 vjeçe është aksidentuar në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur pranë Pediatrisë.

Kamioni që ka përplasur infermieren kishte targat AA 848 NN.

Infermierja e aksidentuar është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 59-vjeçares. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së infermieres, kur po kalonte rrugën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 10:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në afërsi të spitalit Vlorë, një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.xh. balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb