I prezantuar si koncept vitin e shkuar në panairin IAA në Hanover, kamioni i Mercedesit “Urban eTruck” pritet të vijë si model i prodhuar gjatë muajve të ardhshëm.

Njoftimi erdhi nga “Mercedes-Benz Trucks”, dhe plani është që të prodhohen rreth 20 modele, të “kamionit të parë tërësisht elektrik”.

Linja e parë e modeleve të prodhuara do të dalë në Europë, në më pak se 12 muaj.

“Urban eTruck” nëse mbushet maksimalisht me karburant, do të peshojë në total deri 25 tonë. Ai ka bateri masive me kapacitet 212 kilovatë për orë, mjaftueshëm për të kaluar 200 kilometra distancë.
auto_mercedes-urban-etruck-concept_11487263834

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: