“Arrest me burg” për Arlind Tabaku dhe Përparim Shurdhi dha Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në kamionin që u kap në Malin e Zi me 2.6 tonë marijuanë. Arlind Tabaku është personi, i cili i ka gjetur magazinën shoferit të kamionit Elvis Çalik, pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazinë me qera për të lënë fruta-perimet në Lushnjë.

Perparim Shurdi eshte pronari i magazines qe ia ka dhene me qera shtetasit Elvis Çalik. Te dy te dyshuarut kane mohuar akuzat ndaj tyre duke thene se nuk kane asnje lidhje me drogen. Nderkohe avokatet mbrojtes te Arlind Tabakut sqarojne se prokuroria kishte zero prova per dy te dyshuarit.

Saimir Korreshi avokat mbrojtes i Arlind Tabaku: Zero prova prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetem nje komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit te kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qene ne magazine sepse jane kamerat e sigurise. Nuk ka asnje lloj prove nga ana e prokurorise. Arlind Tabaku dhe personi tjeter nuk kane nxjerre asnje emer te personave te perfshire siç pretendohet. Magazinen shoferi i kamionit ia ka kerkuar me qera sepse i ka thene se dua te merrem me fruta perime duke qene se zona e Lushnjes njihet per ate pune. Nuk ka asnje prove qe tregon se kamioni eshte ngarkuar me droge tek magazina por vetem shihet duke hyre dhe duke dale.

Anton Kosteri avokat mbrojtes i Arlind Tabaku: Eshte absurde qe nuk eshte nen hetim asnje punonjes ne doganen e Hanit te Hotit ku kamioni kaloi me droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb