Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili nuk kursehet asnjëherë me kritikat, ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku u rrëzua një trajler me grurë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Braçe thekson se është e shëmtuar që të shkelet buka, sidomos teksa bëhet fjalë për grurin që vjen nga Ukraina.

“PO E BEJ UNE KOMENTIN;
ESHTE GRURE, GRURE PER BUKE,
ZOTERINJ TE POLICISE,
NUK KALOJNE MAKINAT MBI GRURE, AS JU VETE ME KEMBE MBI GRURE!
Eshte e shemtuar!
Kamioni mesa duket ka dale nga porti ku anija solli grurin nga UKRAINA!
Pa fat!
Po jo deri ketu!”, shkruan Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: