PEQIN- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Peqin-Rrogozhinë. Një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion dhe si pasojë është ndarë më dysh.

Sipas JOQ, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale.

Sipas dëshmitarëve, trupi i shoferit ka përfunduar 300 metra larg makinës në arat e zonës.
“Aksident në rrugen e Peqin-Rrogozhin u be 30 min as polic as ambulancë asgje rroft shteti. Ky mé fiat hyri ne korsin e kamionit.Vetem kur pash tym, po u be mé shum se 30 m. Edhe trupi shoferit ka fluturuar nga pemet po as ambulanc asnje gje, gjynah ku jetojm. Jo vlla kishe fluturuar nga makina ne ara mé pem rreth 300 metra nga makina po cfare moshe kishe se di”,-shprehet dëshmitari për JOQ.
aksident

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb