Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Berat.

E plagosur ka mbetur Justina Gjata, 27 vjeçe. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se e reja është nisur me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Dimal-Berat, pranë Rrethrrotullimit, shtetasja J.Gj., 27 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip Wolksvagen, është përplasur me një mjet tip Kamion.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja J.Gj, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: