TIRANE- Që prej orëve të mëngjesit aksi Tiranë-Elbasan është bllokuar. Shkak i këtij bllokimi është bërë prishja e një kamioni.

Sipas informacioneve që përcjell gazetari Artan Hoxha, mësohet se dy korsitë e rrugët vijojnë të jenë të bllokuara, duke krijuar kështu radhë të madhe në trafik. Sakaq, kjo situatë vijon të jetë që prej orës 06:00. Ndërkohë, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa u angazhuan për zhbllokimin e trafikut. Pas shumë përpjekjesh për të gjetur një zgjidhje me një pronare të një banesë për të përdorur oborrin si rrugë, u arrit që palët të binin dakord.

Tashmë të gjitha mjetet e bllokuara vijojnë të kalojnë në oborrin e kësaj banesë, pasi kamioni nuk ka lëvizur prej rrugës për shkak të defektit të rëndë. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se për të shmangur këtë situatë, rekomandohet që automjetet të kalojnë në aksin Elbasan-Peqin për t’ju drejtuar kryeqytetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: