Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur këtë të diele problemeve të qytetarëve nëpërmjet një lidhjeje live.

Një shofer kamioni i është ankuar Ramës se ka paguar gjithë taksat për 2019 dhe 2020 dhe kërkon që t’i falen ato.

Rama nga ana tjetër i ka kujtuar se transporti i mallrave nuk është ndaluar dhe se për kategoritë që transportojnë mallra s’ka paketë.

”Kam një kamion që bëj transport. Kam paguar taksat e 2019, erdhi 2020 dhe të 2020 i pagova, por kamioni po rri në parking. Të lutem, po është mundësia të na falni këto taksat, e këto gjona”- tha qytetari.

 

”Përshëndetje. Sipas verifikimit të bërë, ti bën transport ndërkombëtar eksport-import kryesisht ushqimore. Ne kemi ndihmuar konkretisht me mbështetje të gjithë ata që kanë mjete transporti pasagjerësh. Përderisa tregtia e mallrave dhe për më tepër e atyre ushqimore nuk është ndaluar, nuk ka pasur paketë për ju. Por ti do kontaktohesh, dhe si qëndron problemi yt. Kjo është pakashumë përgjigjia. Xhiroja e zakonshme e kësaj kategoria ska pësuar luhatje.”- iu pergjigj Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb