TIRANE– Pas lajmeve që qarkulluan në media se në Shqipëri mund të ngrihej një qendër rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS, vjen reagimi nga Kryeministria.

Përmes një deklarate për mediat, këshilltari i Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese për diçka të tillë. Ai sqaroi se bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshem, që ishte edhe organizatorja e konferences ndërkombetare të para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarisë, Borisov.

REAGIMI I KRYEMINISTRISË
Duke vene re se disa lajme te rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojne haptazi mbi nje gjoja qender per grumbullimin e ish-militanteve te ISIS-it ne Shqiperi, keshilltari i sigurise i kryeministrit, Sander Lleshi, ben me dije se nuk ekziston asnje lloj ideje, kerkese, plani apo mundesie per diçka te tille.
Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij.
Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.
Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.
Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it. Jo vetem sepse askush dhe asnjehere nuk e ka kerkuar nje gje te tille, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjekundi lidhje me misionin e Qendres se Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem dhe me projektin tone per rajonalizimin e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: