Pavarësisht se në samitin e Bashkimit Evropian nuk u arrit një marrëveshje për refugjatët, media franceze “France 24” thotë se BE u duk e gatshëm për t’i dhënë dritën jeshile planeve për vendosjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në Algjeri, Egjipt, Libi, Marok, Nigeri dhe Tunizi. Megjithatë, planet për vendosjen e këtyre qendrave edhe në Shqipëri janë në diskutim e sipër, shkruan “France 24”.

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se “metoda që do të përshtatim do të përfshijë punën së bashku me vendet e tranzitit dhe të origjinës jashtë Bashkimit Evropian”. Duke theksuar se numri i emigrantëve ka rënë ndjeshëm, Macron tha se bëhet fjalë për një krizë politike që Evropa dhe Bashkimi Evropian po përjeton tashmë.

Ndërsa kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez i bëri thirrje partnerëve të Bashkimit Evropian të ndihmojnë Spanjën të përballet me numrin në rritje të emigrantëve në detin Mesdhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb