Një histori e vërtetë rrëfehet përmes gjuhës filmike. Bazuar në rrëfimet e të mbijetuarve në kampet e internimit të regjimit komunist, Luljeta Progni sjell “Azizin”.

Filmi mban titullin e peronazhit kryesor, i cili rrëfen ngjarjet në kampet e Kuçovës, Beratit, Turanit dhe Tepelenës.

Filmi I Hazizit
Filmi I Hazizit

Në pranverën e vitit 1948, Azizi 14 vjeçar, bashkë me nënën dhe motrat dëbohen drejt kampeve të internimit. Azizi përjeton vdekjen e qindra fëmijëve prej urisë dhe sëmundjeve, humbjen e nënës dhe ngjarje që ndodhin çdo ditë mes të internuarve në kushtet e mbijetesës.

Në kampin e Tepelenës, pas një aksidenti gjatë punës për transportin e druve në mal, Azizi shtrohet në infermieri për t’u kuruar dhe më pas emërohet ndihmësinfermier. Përparësja e bardhë i jep mundësinë që të jetë më pranë vuajtjeve të të internuarve, duke i ndihmuar me sa mundet.

Vendosja e kamerës në vitet 1948-1954 bëhet në disa prej kampeve më famëkeqe. Personazhet mbajnë emrat e vërtetë, pa ndryshuar asnjë kronologji apo episod.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb