Parku i Liqenit Artificial në kryeqytet mbetet një nga atraksionet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës, duke ofruar momente qetësie, por edhe argëtimi pa fund. I kthyer në një vend argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm, kampi veror i organizuar nga Bashkia për të tretin vit radhazi, krijon mundësi argëtimi për të gjithë të vegjlit që nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh.

Dhe me sa duket, ky program është pëlqyer shumë, pasi kërkesat për të shtyrë kohëzgjatjen e kampit veror përtej 15 gushtit, kanë qenë të shumta. Pas interesimit të qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur që ky program, i cili çdo ditë ofron mundësi pafund argëtimi për të vegjlit dhe jo vetëm, të zgjasë deri më 31 gusht.

Kampi frekuentohet çdo ditë nga 30 – 50 fëmijë të moshës 5-13 vjeç, por ndërkohë që Parku i Liqenit ofron mundësi çlodhje dhe argëtimi për të gjitha grupmoshat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: