TIRANE- Eugjen Merlika, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës dhe nipi i Mustafa Krujës, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili ka rrëfyer momente të ndryshme të jetës së tij në këtë vendqëndrim për kundërshtarët e komunizmit.

Po ashtu ai tregoi se në këtë kamp kanë vdekur shumë fëmijë.

PJESË NGA INTERVISTA
Vasili: Si ishte jeta e një nxënësi nga Kruja në kampin e Tepelenës, kishit diskriminime?
Merlika: Nuk mbaj mend shumë gjëra, nuk mbaj mend diskriminime nga mësuesit.

Vasili: Si ishin netët e festave, nata e Vitit të Ri për shembull?
Merlika: Nuk kishte festë aty

Vasili: Kanë vdekur shumë fëmijë aty?
Merlika: Kanë vdekur shumë fëmijë, fëmijë të vegjël zakonisht. Kur prindërit ktheheshin nga puna i gjenin të vdekur.

Vasili: A i keni takuar xhelatët e tuaj?
Merlika: As nuk kam pasur kuriozitet. S’kam kuriozitet të takoj kriminelë?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: