Edhe nëntëdhjetë minuta në garën e kampionatit: Milani dhe Interi do të luajnë titullin e sezonit 2021/22 në javën e fundit të Serisë A, një situatë që nuk kishte ndodhur në Serinë A prej disa kohësh, praktikisht që nga 2009/10 e “tripletës” zikaltër.

Në epokën e tri pikëve, nga viti 1994- ‘95, pra meqenëse fitorja ka marrë një peshë specifike më të madhe, është hera e shtatë që duhet të presim raundin e fundit për të ditur pozicionin e parë të kampionatit italian, teksa përmbysje ka pasur dy herë.

1989-‘90 – Nuk hyn në listën tonë, por është përmbysja e parë e kohëve moderne. Napoli ka dy pikë diferencë ndaj Milanit dhe nuk e shpërdoron rastin për të fituar kundër Lacios na javën e fundit duke u shpallur kështu kampion i Italisë.

1998-‘99 – Në javën e fundit Milani fiton në Peruxhia 2 me 1 dhe mban Lacion 1 pikë larg pasi e kishte parakaluar një ndeshje më herët.

1999-2000 – Juventusi mundet në Peruxha ku terreni ngjasonte më tepër me një pishinë, ndërkohë që Lacio fiton ndaj Rexhinës dhe parakalon pikërisht bardhezinjtë për t’u shpallur kampione e Italisë.

2000-‘01 – Në javën e fundit Roma ka 72 pikë, Juvja 70 dhe Lacio 69. Roma mban rivalet në distancë sigurie duke u shpallur kampione falë fitores ndaj Parmës.

2001-‘02 – 5 maji i famshëm Interist. Zikaltrit shpartallohen nga Lacio në “Olimpico”, ndërkohë që Juvja shëtit kundër Udinezes dhe fiton kampionatin. Skuadra e Hektor Kuperit nga e para e mbyll e treta pasi parakalohet edhe nga Roma.

2007-‘08 – Interi ka 82 pikë, ndërsa Roma 81. Ibra në version zikaltër bën ligjin ndaj Parmës dhe i jep titullin të tijve. Ndërkohë, verdhekuqtë hutohen dhe sfida me Katanian përfundon 1-1 duke i mundësuar mbijetesën sicilianëve.

2009-‘10 – Këtë herë Interi ka 82 pikë, ndërsa Roma 80. Kryeqytetasit fitojnë, por detyrohen të fshijnë lotët ndërsa ekipi i Murinjos bën tripletën historike falë golit të Militaos kundër Sienës.

Kampionet
Kampionet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: