Partizani prezantoi zyrtarisht dy “dhuratat” e para për Ilir Dajën, mesfushorin Valentino Murataj dhe sulmuesin Zhunjor. Tekniku kryeqytetas vlerëson afrimet e bëra por merkato nuk mbyllet këtu, mbetet në pritje të lojtarëve të tjerë, mbi të gjitha në mbrojtje, për të rritur edhe më shumë konkurrencën brenda ekipit:

“Jemi të kënaqur, pasi shtojmë edhe më shumë potencialin në mesfushë dhe sulm. Shtimi i rivaliteti i shtyn gjërat përpara në progres. Presim edhe mbrojtës, pasi kemi vetëm katër të tillë në organikë. Jemi në intensitet maksimal pune për sa i përket vëzhgimit të lojtarëve për t’u afruar. Janari të jep pak mundësi për futbollistë cilësorë. Vazhdojmë të jemi intensivë për përforcimet.

Në 13 javë kampionat, përjashto Vllazninë, të gjithë ekipet e tjera janë në pozita thuajse të njëjta, ku diferenca ndërmjet Partizanit të vendin të dytë dhe Kastriotit të vendit të shtatë është vetëm 3 pikë. Daja nuk pret që gjërat të ndryshojë brenda një kohë të shkurtër, kjo ngjeshje do të vijojë aq më tepër tani ku terrenet e rëndëuara nuk të japin luksin të shprehesh si duhet:

Kampionati? Skuadrat janë ngjeshur, veç Vllaznisë së shkëputur. Me dy fitore del lart dhe me dy humbje zbret. Nuk ka diferenca, duke nisur nga Vllaznia. Kjo ngjeshje do jetë për shumë kohë. Tani më terrenet e rënduara nuk ka më lojë spektakolare, ka vetëm grintë. Ndeshjet po ngjeshën dhe nuk do ketë shumë ndryshim. Duhet të përshtatemi me terrenet dhe të jemi cinikë. Normalisht nuk ndryshojmë dot filozofinë e lojës. Udhëtojmë drejt Korçës dhe kam respektin më të madh për atë qytet, por nesër jemi kundërshtarë.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama i cili ashtu si Daja theksoi se stafi po punon për të përforcuar ekipin me elementë të tjerë:

Merkato – Po bisedojmë me lojtarë të ndryshëm. Nuk ka gjë konkrete, vetëm bisedime. Stafi po punon shumë me Dajën. Është zgjedhja e stafit para meje. Bëj analizën se çfarë stafi më jep dhe për gjendjen financiare. Presim dhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt.

Ofertat për Kardozo, Solomon dhe Asani – Më besoni, ka goxha interes në këtë drejtim nga shumë ekipe për 3 lojtarët tanë. Primare është Partizani. Para se të bëjmë largime, do bëjmë afrime. Në momentin që do identifikojmë elementë me kosto, do pranojmë sakrifica. Kemi dhe Partizanin B, mund të bëhen pjesë e ekipit të parë nëse bëjnë mirë në Kategorinë e Parë. Çdo lojtar është i nevojshëm, asnjë s’është i domosdoshëm. Në këtë moment, do të bëjmë analizë në planin tekniko-taktit, jo vetëm financiar”, u shpreh Rama.

Rama pranoi se ka interesim të madhë për tre lojtarë të tyre, Kardozo, Solomon dhe Asani por në këto momente primarë është Partizani. Nuk do të ketë largime përpara se grupi të jetë i plotësuar, më pas mund të vlerësojnë ofertat që vijnë në drejtim të tyre. Pas më i qartë ishte trajenri Daja i cili pranoi se Kardozo ka kërkuar largimin në një kohë kur ka pasur pak hapësira për të në kryeqytet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb