Shqipëria në Minifutboll do të nisë aventurën e saj në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki më datën 4 qershor.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë ndaj përfaqësueses së Spanjës më 4 qershor në orën 22:45.

Ndeshja e dytë do të jetë një duel ballkanas ku kuqezinjtë do të përballen ndaj Rumanisë, në 6 qershor në orën 18:45.

Minifutboll
Minifutboll

Ndeshja e fundit e grupit do të jetë një ditë më pas, më 7 qershor në orën 10:30, ku Kombëtarja shqiptare do të sfidojë përfaqësuesen e Azerbajxhanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb