Shqipëria U 21 e ka nisur me ‘këmbën e mbarë’ fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2023.

Ekipi shpresa, triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Andorrës. Për ekipin tonë të të rinjve, siparin e golave e hapi talenti Armando Broja, lojtar ky në pronësi të Chelseat, e madje disa herë është grumbulluar dhe me ekipin e parë.

Ndërsa goli tjetër, që i korrespondon golit të dytë për ekipin kuqezi, mban firmën e Anis Mehmetit, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa e dytë nisi sërish me aksione të shumta nga djemtë e Alban Bushit, e shënuan golin e tretë falë një autogoli të Eulate Alvares Iker.

Pas duelit me Shqipërinë, Andorra do të përballet me Kosovën më 8 qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: