Ligue 1 u mbyll zyrtarisht pasditen e djeshme, ndërsa u dhanë dhe verdiktet më të rëndësishme, ekipi kampion, me titullin që i shkoi Paris Sën Zhërmenit, si dhe ekipet që ranë dhe ato që u ngjitën në kategorinë e më të mirëve.

“Këpuca e Artë” e sezonit i takoi Kilian Mbapesë, që u zgjodh kryegolashënuesi i kampionatit me 18 gola në 20 ndeshje të luajtura, në vendin e dytë u rendit Ben Jeder me 18 gola në 26 ndeshje, Dembele me 16 gola, Nejmar me 13 dhe Osimhen me 13.

Sërish një tjetër lojtar i Paris Sën Zhërmenit u shpall mbreti i asisteve. Angel Di Maria kryeson renditjen me 14 pasime përcaktuese. Pas shpinës së tij renditen Slimani me 8, Kurt me 7, Les-Melu 6 dhe Nejmar me 6 asiste.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb