Prestige B ka marrë dje fitoren e radhës në kampionatin “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

Në takimin e vlefshëm për Grupin 2 të kryeqytetit, Prestige B ka triumfuar me rezultatin e thellë 8-3 përballë skuadrës Kostricani.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga Prestige, që nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim fitoren.

Prestige B mbajti ritëm të lartë gjatë të gjithë takimit, duke tundur rrjetën nga 4 herë në secilën pjesë.

Protagonistët e golave të Prestige B ishin Vasha me tripletë, si dhe Hysko e Ismaili me nga një dopietë secili.

Kjo ishte fitorja e 14 në grup për Prestige B, sukses që e ngjit skuadrën në vend të dytë. Ndërkohë, skuadra e parë e Prestige, të hënën i mori 3 pikët në tavolinë përballë Jata Market pasi këtë ta fundit nuk u paraqitën.

Prestige sot do të ketë takimin e radhës në Grupin 6, teksa në orën 20:00 do të përballet me skuadrën Black Eagles.

Përveç kampionatit të minifutbollit, Prestige siç dihet, merr pjesë edhe në Sunday League, event i futbollit me 9 lojtarë.

Pre3
Pre3

Ky kompeticion ditën e djeshme ka hedhur shortin për fazën e 1/8-ave, teksa shorti e ka vendosur skuadrën Prestige përballë Carter.

Prestige siç dihet është shpallur një herë kampion në Sunday League, ndërsa që prej themelimit të këtij formati, prej 3 edicionesh, mbetet i pathyeshëm në kohë të rregullt apo shtesë.

Një rekord i jashtëzakonshëm që vjen si rrjedhojë e organizimit të jashtëzakonshëm në çdo detaj që kjo skuadër ka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb