Nën moton , “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata  Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator. Ky edicion i kampionatit i dedikohet mbështetjes së përpjekjeve për përballimin e pandemisë COVID 19. Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, lojtarët vijnë nga qyteti i Tiranës dhe i përkasin moshës 20 deri  60 vjeç. Kampionati do të zgjasë 4 javë dhe zhvillohet në fushat e kompleksit Sportiv Ali Demi në kryeqytet.

Presidenti i Akademisë  “Ali Demi”  z. Ergys Kadiu thotë, se  këtë vit megjithë kërkesat e drejtuara, ka qene e pamundur të rritej numri i ekipeve pjesëmarrëse, për shkak të situatës së rëndë që po kalojmë.  Ai thekson se zhvillimi dhe organizmi i sportit të futbollit në masivitet është një ndër qëllimet e hershme të shoqatës.

Whatsapp Image 2021 04 01 At 10.06.07 Am
Whatsapp Image 2021 04 01 At 10.06.07 Am

Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë është 4 mijë euro, çmimi  dytë 3 mije euro dhe 2 mijë euro çmimi i tretë.  Në ditën e hedhjes së shortit ishin të pranishëm nën rregullat e distancimit social lojtarë  të kampionatit dhe  mbështetës të këtij sporti. 3 prej ekipeve  pjesmarrrëse startuan kampionatin menjëherë pas hedhjes së shorteut. Shoqata Sportive  e Minifutbollit Shqiptar, është themeluar në 15 Qershor 2001 dhe ka lindur si nevojë për të zyrtarizuar sportin e futbollit dhe të minifutbollit.

Whatsapp Image 2021 04 01 At 10.06.04 Am
Whatsapp Image 2021 04 01 At 10.06.04 Am

Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar z. Klodian Kadiu  tha se ‘’E ardhmja në duart e mia’’ është aktiviteti i rradhës që Shoqata organizon, me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar banorëve sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb