Të paktën tetë raste pozitive me Coronavirus kanë rezultuar pas testeve të fundit të skuadrave të kampionatit elitar të futbollit në Portugali, I cili pritet të kthehet në fushë në fund të muajit maj. Kampionët në fuqi të Benfica ka bërë të ditur se mesfushori David Tavarez është infektuar nga virusi, por ndohet në karantinë dhe pa simtoma.

Exs8srtxgai4swy
Exs8srtxgai4swy

Më parë, Vitoria Guimaraes kishte konfirmuar tre raste, ndërsa një të tillë ishte zyrtarizuar pas testeve edhe në skuadrën e Moreirense. Po ashtu, tre lojtarë dhe dy antëarë të stafit teknik ishin konfirmuar pozitivë nga Famalicao javën e shkuar. Të gjithë janë në karantinë, ndërsa sipas protokollit, klubet e Primera Division në Portugali do t’i nënshtrohen të tjera testeve me tamponë përpara nisjes së kampionatit, që pritet në javën e fundit të këtij muaji siç ka njoftuar më parë qeveria në vend.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb