I ftuar në emisionin “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, portieri i Laçit, Gentjan Selmani, analizoi ecurinë e skuadrës së tij këtë sezon. Gardiani i bardhezinjve po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ishte protagonist absolut në triumfin ndaj Skënderbeut, duke i pritur një 11-metërsh Dejvi Bregut.

“Ne portierat kemi detyrë të mundohemi të mos pësojmë gol. Ndaj Skënderbeut ishte dita ime dhe ia dolëm me sukses. Partizani deri tani është i avantazhuar, është shumë pikë para Kukësit, deri sa matematika ta lejojë s’besoj se është mbyllur. Besoj se javën e fundit do vendoset.

Ne do mundohemi që të japim maksimumin në fushë. Nuk e them se do mundim Partizanin, t’ia lemë fushës rezultatin. Do luajmë për vendin tonë. Kemi dhe në objektivat tona dhe do japim maksimumin.

Besoj se me një staf të përgatitur dhe me një skuadër që është grup, nuk toleron asnjë ndeshje. Po bëre një hap fals, gjërat marrin për keq. Do fillojmë që nesër të përgatitemi ndaj Partizanit. Besoj do jetë një ndeshje shumë e luftuar e fortë. T’ia lemë fushës, do jetë një ndeshje shumë e fortë”, u shpreh Selmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb