Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi në një lidhje live për ”News24” ka thënë se deri tani plani është që kampionatet e futbollit në Shqipëri, kryesisht Superliga të fillojnë në fillim të qershorit dhe të përfundojë në korrik.

Nurishmi gjithashtu ka folur për ndihmën e FSHF për t’i akorduar punonjësve të futbollit 30 mijë lekë pagesë në një muaj dhe paralajmëroi se nëse situata vijon atëhere FSHF do ndihmohet nga UEFA ose do marrë kredi.

Deri tani sipas tij nuk ka ndonjë klub që rrezikon falimentimin por nëse ato do kërkojnë ndihmë ai siguroi se do të mbështeten nga FSHF.

”Më e rëndësishmja është ta mbyllim në fushë kampionatin. Do të ishte më e mira ajo është më e rëndësishmja. Do ishte mirë të përfundonin në fund të korrikut. Më pas do shohim edhe për rikthimin e tifozëve. Do ishte perfekt që të mbyllej me tifozë.
Për fillimin e kampionatit do ishte mirë të mbyllej sa më shpejt sezoni pasi kemi 4 skuadra që do konkurrojnë në kompeticione europiane dhe ja lehtësojmë UEFA-s. Muaji gusht është vendimtar për këto skuadra.
Nuk kemi menduar për skenarin më të keq dhe nuk duam të mendojmë. Duam të rifillojmë në fillim të qershorit dhe të mbarojë në fund të korrikut. Të ndyrshohet skema dhe të përfundohen edhe 10 ndeshjet e mbetura.
Të gjithë kishim një mendim që qeveria do e fuste futbollin në paketën financiare pasi është një nr. i konsiderueshëm futbollistë, staf. Duke parë që qeveria nuk e përfshiu atëhere FSHF akordoi fondin 400 milionë lekë për t’i ardhur në ndihmë. Futbolli nuk luhet në Superligë por dhe kategori të ulëta, mosha. Në rast se vijon pritet ndihmë nga UEFA apo FIFA. Nëse nuk ndodh FSHF do marrë kredi.
Një nga pakënaqësitë e klubeve është për të pasur futboll. Ka dhe klube që interesohen për pjesën financiare. Deri tani nuk ka klube që rrezikojnë falimentin. FSHF është shprehur e gatshme që kur të kërkojnë ndihmë t’i ndihmojmë financiarisht. Nuk do ndjehen të braktisura.
Jemi një vend që nuk jemi rrezikuar si Italia, Spanja, Gjermania apo Belgjika, Franca. Megjithatë UEFA do e gjejë mundësinë që ky sezon të përmbyllet në fushë e lojës. ”- tha Lysien Nurishmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb