TIRANË- …Dhe vjedhësit nuk kursejnë as kampionët! Ndërsa mbrëmë është bërë “nami” në Gjirin e Lalzit, edhe në kryeqytet nuk kanë munguar vjedhjet. Kampioni i botës në boks, Nuri Seferi ka denoncuar publikisht se mbrëmjen e djeshme i kanë vjedhur pasqyrat e automjetit të tij “BMW X5”.

Seferi shprehet i indinjuar, jo për koston siç thotë ai vetë por për nivelin e ulët të disa njerëzve në shtetin Amë.

“Të dashur miq mbrëmë në Tiranë tek rruga e Barrikadave në orët e vona të natës kanë vjedhur dy pasqyrat e veturës sime BMW X5. I revoltuar nga ky gjest aspak i moralshëm dhe i ndershëm. Jo për koston që mbajnë këto 2 pasqyra por për nivelin mjaft të ulët që i karakterizon disa njerëz këtu në shtetin Amë, Ku prishin imazhin, dhe bukurit e këtij vendi. Nuri Seferi”, shkruan kampioni i botës në faqen e tij zyrtare të Facebook. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: