Marrëdhënia mes mbrojtësit 32-vjeçar të kombëtares franceze të futbollit Adil Rami dhe ish-trajnerit të Milanit, Pippo Inzaghi, asnjëherë nuk ka qenë e mirë kur ata ishin te skuadra kuqezi. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga ajo aventurë e përbashkët, Rami nuk harron të lëshojë disa akuza karshi trajnerit Inzaghi, sot në stolin e Bologna në Serinë A.

“Nuk e kam problem të qëndroj në stol nëse skuadra ku luaj drejtohet nga trajnerë të mëdhenj, por jo nga Inzaghi. Ai nuk është një trajner, ai është një katastrofë si trajner. Nga koha kur ai ishte në stolin e Milanit kuptova se nëse mund të më linte ai në stol, mund ta bënte kushdo trajner”, tha Adil Rami, sot mbrojës i skuadrës së Marsejës.

Më tej, kampioni i botës me Francën në “Rusi 2018”, tha: “Kam patur shumë mjeshtra si trajnerë në karrierën time, si Garcia, Blanc, Deschamps, Emery apo Sededorf. I vëzhgoja teksa bënin punën e tyre si trajner dhe se sa e vështirë është të jesh si ata. Por Inzaghi ishte një dështim, një katastrofë”, tha Rami, që së bashku me trajnerin Pipo Inzaghi ishin te Milani në sezonin 2014-2015, sezon ku kuqezinjtë u renditën në vendin e 10-të, me 13 fitore, 13 barazime e 12 humbje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: