Një sasi prej 70 kilogramësh kanabisi dhe kokaine është zbuluar nga Policia gjatë një kontrolli në varrezat e Katanias.

Si pasojë 2 persona kanë përfunduar në pranga, një 55-vjeçar i cili punonte si kujdestar i varrezave dhe një tjetër 43-vjeç.

Sipas autoriteteve 21 kg prej sasive të gjetura ishin fshehur në një varr të zbrazët, rreth tre metra të lartë.

20 kg të tjera janë gjetur brenda një magazine. Gjithashtu policia ka gjetur 300 gram kokainë. Policia prej kohësh kishte në monitorim dy burrat, pasi shikonte lëvizje të dyshimta të tyre, veçanërisht gjatë orëve të natës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: