LUSHNJË- Kultivimi i kanabisit duket se nuk njeh kufij në vendin tonë. Përveç zonave malore apo pranë përrenjve, tashmë kanabisi duket se kultivohet edhe në serë. Policia e Lushnjës njofton zyrtarisht se janë asgjësuar 300 bimë narkotike të kultivuara në një serë në fshatin Ballagat, Lushnjë dhe është vënë në pranga 63-vjeçari Mersin Sharka.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 2.2 kg lëndë narkotike marijuanë.

Policia sqaron se nga informacionet e mara u ushtrua kontroll në serën në pronësi të tij, ku u gjetën të mbjella 300 bimë narkotike Canabis, me gjatësi nga 20 cm deri ne 2.7 m, të cilat u asgjësuan me djegie.

Po kështu nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij u gjetën të varura për tharje bimë narkotike Canabis e thatë, e cila pas peshimit, rezultoi se kishte peshë 2 kg e 285 gra.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: