VLORË

Policia e Vlorës ka zbuluar fidanë kanabis në një stan në Nartë dhe ka arrestuar tre persona. Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: