VLORË

Vihen në pranga tre persona në Vlorë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi A. L., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 12.02.2020, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb