MALLAKASTËR

Ka shkuar në 4 numri i personave të arrestuar pas zbulimit të fidanëve të kanabisit në pullin e fshatit Lifkënd në Mallakastër.

32- vjeçari i arrestuar sot ishte bashkëpuntor i tre të arrestuarve në Mallakastër. Policia zbuloi në pyllin e Lofkëndit fidanë kanabisi dhe bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e autorëve të cilit deri tani janë 4.

Po ashtu Policia ka arrestuar një person tjetër që nuk ka lidhje me këtë ngjarje, pasi iu zbuluan fidanë kanabisi në oborrin e banesës. J.H, 46 vjeç në Fier përfundoi në pranga.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier, Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. H., 46 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos. Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb