KANADA– Policia kanadeze ka prishur një plan të disa të rinjve të cilët parashikonin të kryenin një masakër të vërtetë, pasi do vrisnin me armë njerëz në një ambient publik në Halifax.

4 të dyshuarit u arrestuan në një banesë në qytetin Halifax, ndërsa gjatë rrethimit të banesës nga policia njeri nga të rinjtë u vetëvra me armë zjarri.

Sipas policisë, të paktën 2 nga të dyshuarit do të shkonin në një ambient publik të mbipopulluar dhe do hapnin zjarr mbi qytetarët, ndërsa më pas do vrisnin veten.

Të arrestuarit janë një 19-vjeçar nga rrethi i Halifax i cili vrau veten, si dhe një 23-vjeçare nga shteti amerikan Illinois.

Personi i tretë një 20-vjeçar u arrestua së bashku me të dashurën në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax Stanfield, ndërsa i dyshuari i katërt një 17-vjeçar u arrestua në banesën e tij.

Policia nuk dha detaje të hollësishme, ndërsa u shpreh se nuk kemi të bëjmë me një akt terrorist, por me persona të prirur për akte dhune e vrasje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: