Ekonomisë kanadeze do t’i duhet rreth dy vjet për të rimarrë veten nga goditja e dyfishtë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe rënia e çmimeve të naftës, sipas raportit të parlamentit, i paraqitur sot.
“Rritja nuk do të kthehet në ritmin e saj parapandemik deri në fillim të vitit 2022, ndërsa do të jetë e nevojshme të pritet deri në mes të vitit 2023, që papunësia të bjerë sërish në nivelin e saj të parakrizës”, sipas drejtorit të Buxhetit, Yves Giroux, zyrtar i pavarur i parlamentit.
Ky skenar i parashikimit ekonomik dhe financiar merr parasysh, në veçanti, pasojat e përhershme që kolapsi rekord i çmimeve të naftës, në gjysmën e parë të vitit, i shkaktoi këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë kanadeze.
Në tremujorin e dytë, ekonomia kanadeze pësoi korrigjimin e saj më të rëndë që nga Depresioni i Madh, duke u kontraktuar me 11,5% nga tremujori i parë dhe duke rritur nivelin e papunësisë deri në 13% në maj.//ATSH