MONTREAL- Kanadaja pritet të përballet me një të ftohtë siberian në ditët e ardhshme. Megjithëse edhe aktualisht në Kanada, temperaturat janë nën zero, meteorologët kanë paralajmëruar për një të ftohtë ekstrem në të gjithë lindjen e vendit si edhe dëborë në perëndim me rrezikun e ortekëve, me fluturime të shtyra si edhe me rrugë praktikisht të papërdorshme.

Agjencia meteorologjike e vendit “Environnement Canada” ka dhënë buletine për motin e ftohtë dhe u ka kërkuar qytetarëve të marrin masa për temperaturat që do të zbresin disa dhjetëra gradë nën zero.

I ftohti ekstrem do të prekë Quebec, Nouveau-Brunswick, Terre-Neuve, Ontario, Manitoba dhe Alberta. Sot pasdite termometri shënoi minus 15 gradë Celsius në Montreal, minus 17 në Quebec, minus 18 në Ottawa dhe minus 23 në Winnipeg.

“Një masë ajri arktiku do të prekë Quebec gjatë ditëve të ardhshme dhe temperaturat do të zbresin deri në minus 45 gradë Celsius”, sipas ”Environnement Canada”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb