Të paktën katër persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën nga të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në Rexdale County të Torontos në Kanada.

Në mesin e të plagosurve në të shtënat gjatë festimit të ditëlindjes së një fëmije janë një djalë njëvjeçar, një vajzë pesëvjeçare, një 11-vjeçar dhe një 23.

Shefi i policisë Ron Taverner tha se plumbi goditi një foshnjë njëvjeçare, kurse 23-vjeçari u qëllua në këmbë.

Inspektorja Kelly Skinner tha se po kërkohen më shumë të dyshuar dhe se besojnë se fëmijët nuk ishin shënjestrat kryesore.

Duke theksuar se janë duke u trajtuar gjithsej pesë të plagosur, katër prej tyre me plagë me armë zjarri, stafi mjekësor i Torontos ndau informacionin se njëri prej fëmijëve është në gjendje rreziku për jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb