Një person i armatosur qëlloi tre oficerë policie, pas raportimit për të shtëna me armë në një shtëpi në fshatin Ontario, Kanada, duke vrarë një oficer dhe duke plagosur dy të tjerë.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale, një person i armatosur hapi zjarr ndaj oficerëve ndërsa ata mbërritën në shtëpinë në Bourges, rreth 50 kilometra në lindje të Otavës, tha në një deklaratë Policia e provincës.

Të tre oficerët u dërguan në një spital të Otavës, ku njëri vdiq, tha policia, duke shtuar se dy të tjerët po shërohen.

Një i dyshuar është ndaluar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb