Prodhimi i brendshëm bruto i Kanadasë (PBB) u kontraktua me rreth 9 % në mars për shkak të krizës së koronavirusit, rënia më e madhe mujore që nga viti 1961, viti i parë në të cilin janë përdorur të dhëna të krahasueshme, vlerësoi sot “Statistics Canada”.

“Si rezultat i kësaj tkurrjeje të papritur parashikohet një rënie e ekonomisë kanadeze prej rreth 2,6% për tremujorin e parë”, njoftoi Instituti i Statistikave në një vlerësim të shpejtë të pazakontë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një tkurrje prej 6,2% në PBB-së kanadeze në vitin 2020, e ndjekur nga një zbritje prej 4,2% në 2021, sipas vlerësimeve të lëshuara të martën.

Megjithatë, aktiviteti në mars u rrit në disa sektorë në Kanada, të tilla si kujdesi shëndetësor, shpërndarja e ushqimit, shitja me pakicë në internet dhe transmetimi në internet, pavarësisht madhësinë e përçarjes ekonomike që erdhi nga masat e qëllimshme të marra për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve kanadezë përballë koronavirusit të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb