Kanada – Policia e rajonit Halton përdor dronë për të kërkuar personat e zhdukur dhe për të hetuar goditjet me armë, grabitjet apo vrasjet. Në vitin 2012 ishte një dron që ndihmoi oficerët e policisë të gjenin një sasi marihuane prej 744 mijë USD që kultivohej nga një fermer në Milton, Ontario.

Policia e Halton e bleu dronin e parë në vitin 2009 për ta përdorur në hetime, në një kohë kur ata ishin një teknologji e re që futej për të zbatuar ligjin. Që atëhërë, dronët janë përdoruar në 50 aksione të policisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: