KANADA- E kishit menduar se do të kishte një orë të posaçme mësimi ku nxënësit të mësojnë për Cristiano Ronaldon? Pikërisht kjo po ndodh në universitetin “British Columbia”. Janë apo nuk janë tifoz të Real Madridit nxënësit janë të detyruar të mësojnë për jetën e Cristiano Ronaldos. Zyrtarisht është krijuar një orë mësimi për këtë arsye.

Në Universitetin kanadez i quajtur British Columbia (UBC) – Okanagan Campus, stafi pedagogjik e ka parë të arsyeshme krijimin e një ore të posaçme ku nxënësit të mësojnë për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Universiteti British Columbia – Okanagan Campus është duke ofruar një orë të sociologjisë ku do të mësojnë për fituesin e Topit të Artë, Ronaldon.

Një gjë e tillë është marrë me seriozitet si nga pedagogët ashtu edhe nga nxënësit, pasi ata dëshirojnë të mësojnë për një superyll global, siç është sulmuesi madrilen, Cristiano Ronaldo.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb