Kanadaja ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me armë antitank dhe municione si mbështetje për t’i rezistuar pushtimit rus.

“Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen heroike të Ukrainës kundër ushtrisë ruse,” u kryeministri Justin Trinto në një komunikim me gazetarët në Otava

“Ne shpallim synimin tonë për të ndaluar të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia. “Kjo është një industri që ka përfituar shumë Presidentin Putin dhe oligarkët e tij.”, u shpreh më tej ai.

Kanadaja gjithashtu ka mbështetur një sërë sanksionesh në favor të heqjes së Rusisë nga sistemi SWIFT për pagesat bankare ndërkombëtare.

“Ne po ofrojmë edhe më shumë ndihmë mbrojtëse për Ukrainën dhe do të dërgojmë 100 sisteme armësh antitank Carl Gustaf dhe 2000 raketa. “Këto armë do të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ministrja e Mbrojtjes Anita Anand.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: