Vijnë problemet e para për organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio2020. Pas deklaratave nga Brazili, Norvegjia dhe Holanda, të cilat ishin kërkesa të thjeshta për shtyrjen e tyre, Kanadaja dhe Australia kanë vendosur që të kalojnë në veprim konkret.

Komiteti Olimpik Kanadez, në të njëjtën lijë me atë paraolimpik dhe i mbështetur nga federatat dhe qeveria, ka zyrtarizuar nëpërmjet një qëndrimi se ka marrë “vendimin e vështirë për të mos çuar atletë në Olimpiadë në verën e këtij viti. Ndonëse jemi në dijeni për shtyrjen e tyre, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e atletëve tanë dhe e komunitetit botëror”.

Mjaft i qartë dhe qëndrimi i Komitetit Olimpik Australian, që njoftuar atletët e saj që “të bëhen gati për Lojërat e Tokjos të vitit 2021”, duke nënvizuar se tanimë e rëndësishme është situata botërore lidhur me pandeminë e koronavirusit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb