Kanadaja ka dorëzuar tetë tanke Leopard 2, të premtuara për të ndihmuar Ukrainën, të cilat kanë mbërritur në Poloninë fqinje, tha të premten ministrja e Mbrojtjes Anita Anand.

Otava kishte njoftuar në shkurt se do të dyfishonte numrin e tankeve të premtuara në Kiev një muaj më parë. Mjetet luftarake me peshë 55,000 kilogramë të prodhimit gjerman janë shtylla kurrizore dhe ndër më të avancuarat në arsenalin e ushtrisë kanadeze.

“Të tetë tanket e betejës Leopard 2, të premtuara nga Kanadaja për Ukrainën, tani kanë mbërritur në Poloni,” shkroi ajo në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: