Kanadaja i njohur si një vend që ofron të ardhura prej të paktën 80.000 dollarësh kanadezë (rreth 51.457 euro) në vit së fundmi ka vështirësi në gjetjen e shoferëve për kamiona pasi cilësohet si një punë me kushte të vështira.

Sektori i transportit ka hapur 48 mijë vende punë për shoferë dhe kjo hapësirë duhet të plotësohet deri në vitin 2024.

Shoferët e kamionave në kompanitë e transportit në këtë vend fitojnë deri në 100 000 dollarë kanadezë, pra rreth 64 mijë euro në vit.

ssss

Kështu, në periudhën midis 2015 dhe 2017, u punësuan 390 shoferë kamioni me origjinë nga vendet e huaja. Në kuadër të pilot projektit janë punësuar shoferë nga Britania e Madhe, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Republika e Afrikës së Jugut.

Robert Trites, i cili punon në projekt, tha se problemi më i madh me të cilin ballafaqohen është se shoferët, pas marrjes së leje qëndrimit, shkojnë në Ontario ose në provincat perëndimore.

Trites tha se shoferët kryesisht punojnë 10-12 ditë pa ndërprerje, pas së cilës pushojnë për 3 deri në 4 ditë.

Al Whittaker, i cili posedon një kompani në Neë Brunsëick, tha se për 30 vite merret me transport dhe me vështirësi gjejnë punëtorë të rinj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: